Lidhje

Irak: 9 të vrarë nga sulmet - 2004-07-18


Sulmet në Irak lanë të shtunën 9 persona të vrarë, duke e bërë këtë javën më të përgjakshme që nga kalimi i sovranitetit në duart e qeverisë irakiane muajin e kaluar.

Në Bagdad, një makinë bombë shpërtheu ndërkohë që po kalonte autokolona e ministrit të drejtësisë. Vetë ministri nuk pësoi gjë, por 5 roje të tij personale mbetën të vrarë. Grupi ekstremist i terroristit të kërkuar Abu Musab al-Zarkawi ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Në jug të kryeqytetit, shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 25 të tjerëve pranë komandës së Gardës Kombëtare irakiane. Dhe në Baxhi, një ushtar amerikan humbi jetën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës.

Kryengritësit vranë edhe një shofer jordanez kamioni dhe i nxorrën sytë para se të hedhnin trupin e tij përgjatë një rruge që lidh Amanin me Bagdadin.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Irak, John Negroponte, tha se një amnisti që pritet të shpallet nga qeveria irakiane, nuk do të përfshijë personat që kanë dëmtuar forcat e koalicionit. //kk//

XS
SM
MD
LG