Lidhje

Irak: 12 të vrarë në Falluxhah nga sulmet ajrore amerikane - 2004-07-18


Zyrtarë të spitalit të qytetit irakian Falluxhah thonë se të paktën 12 persona janë vrarë nga goditje ajrore amerikane.

Dëshmitarët thanë se sulmet e sotme kishin në shenjestër një shtëpi në jug të Falluxhas. Ky qytet mendohet se shërben si bazë për operativin e al-Kaidës Abu Musab al-Zarkaui.

Komanda e ushtrisë amerikane thotë se të dhënat e zbulimit tregojnë se 25 kryengritës që kanë lidhje me Abu Musab al-Zarkauin ishin në qytet para se të sulmonin forcat amerikane. Forcat e koalicionit kanë vënë shpesh në shenjestër shtëpi në këtë qytet, të cilat mendohet se përdoren nga luftëtarë të al-Kaidës.

Në një tjetër zhvillim, ushtria amerikane tha se një udhëheqës i lartë i Gardës Republikane të Sadam Huseinit u kap të premten në afërsi të qytetit të ish-diktatorit, Tikrit.//ii

XS
SM
MD
LG