Lidhje

Shqipëri: Funerali i bashkeshortes së Leka Zogut do të zhvillohet në bashkëpunim me protokollin e shtetit - 2004-07-18


Në Shqipëri, Oborri Mbretëror njoftoi sot hollësitë e ceremonisë së funeralit, për bashkëshorten e Leka Zogut, e cila u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Funerali do të organizohet në bashkëpunim me protokollin e shtetit. Që prej vitit të kaluar, kur parlamenti shqiptar miratoi ligjin për statusin e Familjes Mbretërore, pjesëtarë të saj përfshihen në ceremonialet zyrtare.

Bashkëshortja e Leka Zogut ka lindur në Sidney të Australisë në një familje, origjina e së cilës rrjedh nga mbreti Edward i Anglisë. Ajo u martua me Leka Zogun në vitin 1975.

Suzana erdhi të jetojë në Shqipëri dy vjet më parë me ftesë të 75 deputetëve të parlamentit shqiptar, kur Leka Zogu dhe familja e tij u vendosën përfundimisht në Atdhe.

Nesër në Hotel Dajti në kryeqytet, nga ora 10 deri në 20 të mbrëmjes, anëtarët e familjes mbretërore do të presin ngushëllimet, ndërsa ceremonia e funeralit do të zhvillohet me datë 21, kur pas pas shërbesës fetare, trupi do të përcillet drejt varrezave perëndimore të kryeqytetit, ku ndodhet edhe varri i Nënës Mbretëreshë Xheraldina.//ii

XS
SM
MD
LG