Lidhje

Një i dyshuar për vrasjen e Zoran Gjingjiçit ndodhet në Greqi ku pret ekstradimin për në Serbi - 2004-07-18


Një person i dyshuar për vrasjen e ish kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjiç ndodhet në Greqi ku pret ekstradimin për në Serbi.

Dejan Milenkoviç doli sot para një gjykate lokale në përgatitje për ekstradimin. Ai u kap të premten në Greqinë veriore me një urdhër ndërkombëtar arresti, pasi kishte arritur tu shpëtonte autoriteteve për më shumë se një vit.

Zoti Milenkoviç dyshohet si anëtar i grupit kriminal të Zemunit. Ai është një ndër 13 anëtarët e këtij grupi të akuzuar lidhur me vrasjen e zotit Gjingjiç në mars 2003.

Mendohet se ish-kryeministri serb u vra si rrjedhojë e qëndrimit të tij kundër krimit të organizuar.//ii

XS
SM
MD
LG