Lidhje

Drejtori i përkohshëm i CIA-s thotë se nuk është e nevojshme të krijohet një post i ri qeveritar për të mbikqyrur agjencitë e zbulimit - 2004-07-18


Drejtori i përkohshëm i CIA-s: nuk është e nevojshme të krijohet një post i ri në kabinetin e presidentit për agjencitë e zbulimit

John McLaughlin e bëri këtë koment në një emision televiziv, ndërkohë që njoftimet bëjnë të ditur se komisioni hetimor mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mund të rekomandojë emërimin e një shefi të ri për shërbimet e zbulimit.

Në një intervistë për rrjetin Fox, zoti McLaughlin tha se me disa ndryshime të vogla, drejtori i CIA-s do të jetë në gjendje ta përmbushë këtë funksion.

Njoftimet bëjnë të ditur se propozimi i komisionit mund të përfshihet në raportin që do të publikohet të enjten.

Në një deklaratë të mëparshme, komisioni kritikoi sistemin e zbulimit, duke thënë se drejtori i CIA-s nuk gëzon pushtet të mjaftueshëm për të kontrolluar veprimtaritë e zbulimit të më shumë se dhjetë agjencive.

XS
SM
MD
LG