Lidhje

Kryeministri i Irakut fillon një sërë vizitash në rajon - 2004-07-19


Kryeministri i përkohshëm i Irakut Iyad Allawi shkon sot në Jordani, duke filluar kështu një sërë vizitash në rajon.

Mes çështjeve që ai pritet të diskutojë me zyrtarët jordanezë është fushata terroriste që sipas zyrtarëve amerikanë dhe irakianë po kryen në Irak, jordanezi Abu Musab al-Zarkawi, që dyshohet të jetë udhëheqës terrorist.

Dje, Mbreti Abdullah i Jordanisë e cilësoi ekstremistin e dyshuar si asgjë më shumë sesa një kriminel ordiner, duke thënë se media e ka ekzagjeruar kërcënimin që ai paraqet.

Në një lajmërim në një faqe interneti, që i atribuohet grupit të të udhëhequr nga Al Zarqavi, thuhet se ofrohen 280 mijë dollarë shpërblim për vrasjen e kryeministrit irakian Iyad Allawi.

Njoftimi që doli dje vjen pas premtimit të kryeministrit irakian se do të përpiqej të asgjësonte grupet terroriste në Irak. //kk//

XS
SM
MD
LG