Lidhje

Franca kritikon kryeministrin izraelit, pasi ai kërkoi hebrenjve francezë të largohen nga ky vend - 2004-07-19


Franca kritikoi ashpër kryeministrin izraelit Ariel Sharon, pasi ai u bëri thirrje hebrenjve francezë që të shkojnë në Izrael, për t’i shpëtuar siç u shpreh ai “antisemitizmit më të tërbuar” .

Ministria e Jashtme e Francës i quajti komentet e zotit Sharon të papranueshme dhe kërkoi sqarime.

Debati u shkaktua pasi zoti Sharon i tha dje një grupi hebrenjsh amerikanë në Jeruzalem, se ai gjithmonë i nxit herbenjtë kudo në botë që të shkojnë në Izrael, por shtoi se herbrenjtë e Francës duhet të emigrojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Zëdhënësi i zotit Sharon vuri në dukje se kryeministri izraelit e vlerësoi lart qeverinë franceze, për qëndrimin e ashpër kundër antisemitizmit.

Kohët e fundit dhuna dhe vandalizmi antisemitist në Francë ka shënuar rritje. Shumë autoritete fajësojnë për këtë të rinj ekstremistë myslimanë. //kk//

XS
SM
MD
LG