Lidhje

Jaap de Hoop Scheffer viziton Sërbinë - 2004-07-19


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, u tha udhëheqësve sërbë se ata duhet të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në se dëshirojnë marrëdhënie më të ngushta me aleancën perëndimore.

Zoti de Hoop Scheffer i paralajmëroi gjithashtu udhëheqësit sërbë sot se ata duhet të vazhdojnë zbatimin e reformave për të siguruar qëndrueshmërinë në Sërbi e Mal të Zi.

Duke folur pasi mbrriti në Beograd, ai tha se NATO-ja dëshiron ta ndihmojë Sërbinë e Malin e Zi që të forcojë lidhjet Euro-Atlantike. Por ai tha se së pari udhëheqësit duhet ti dorëzojnë gjykatës së Hagës personat e paditur për krime lufte, përfshirë Radovan Karaxhiçin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha gjithashtu se Sërbia duhet të tërheqë akt-padinë e ngritur në gjykatën ndërkombëtare kundër NATO-s për sulmet kundër atij vendi gjatë krizës së Kosovës më 1999.

//ze//

XS
SM
MD
LG