Lidhje

Bush: SHBA vazhdojnë hetimet nëse Irani ka patur rol në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 - 2004-07-19


Presidenti Bush thotë se Shtete e Bashkura vazhdojnë të hetojnë nëse Irani ka patur rol në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Duke folur sot me gazetarët, presidenti theksoi se drejtori i përkohshëm i CIA-s, John MacLaughlin, është shprehur që Teherani nuk ka patur lidhje të drejtpërdrejtë me sulmet. Megjithatë Presidenti Bush shtoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shqyrtojnë me vëmendje faktet.

Sipas njoftimeve të shtypit, komisioni që po heton mbi sulmet e 2001-shit, do të deklarojë të enjten se disa nga rrëmbyesit kanë udhëtuar përmes Iranit, megjithatë nuk ka prova që Teherani të ketë paur dijeni në lidhje me planin për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

Sot, Presidenti Bush akuzoi gjithashtu Iranin për strehimin e udhëheqësve të al-Qaidës, se ka një program armësh bërthamore dhe se financon organizata të tilla terroriste si hezbollahët. Ai tha se këto veprimtari të dyshuara duhet të ndalojnë, si kusht për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Këshilli mbi Marrëdhëniet me Jashtë, një grup analist me influencë në Shtetet e Bashkuara po i bën thirje Washingtonit t'i japë fund armiqësive me Iranin dhe të angazhohet në përpjekje të reja diplomatike, megjithë mosmarrëveshjet mbi një numër çështjesh.

Ky këshill tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta vonojnë dialogun me Teheranin në pritje të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mbi ambicjet bërthamore dhe angazhimin e Iranit në konflikte rajonale.

CIA thotë se shumë nga terroristët e angazhuar në rrëmbimin e avionëve, që u përdorën për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, kaluan përmes Iranit para se të vinin në Shtetet e Bashkuara. Por Këshilli shton se kjo nuk nënkupton që Teherani ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në organizimin e këtyre sulmeve.

//ze//

XS
SM
MD
LG