Lidhje

Vritet një ekstremist me peshë i grupit Hezbollah - 2004-07-19


Qindra njerëz morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të një ekstremisti me peshë të grupit Hezbollah, i cili u vra po sot kur një shpërthim shkatërroi makinën e tij.

Grumbulli i njerzve mbante trupin e Galib Awalit nëpër rrugët e Bejrutit drejt një xhamie, ku udhëheqësi i Hezbollahut, sheiku Hasan Nasrallah fajësoi për vrasjen agejntët izraelitë.

Po sot më parë, presidenti libanez, Emile Lahoud, bëri një deklaratë, në të cilën tha se Izraeli nuk mund ti shpëtojë përgjegjësisë për vrasjen. Nuk pati komente të menjëhershme nga ana e Izraelit. Izraeli vrau udhëheqësin e Hezbollahut, Abbas al-Mussawi në vitin 1992 me anë të një sulmi ajror kundër veturës së tij.

Hezbollahu tha se Galib Awali kishte gisht në disa sulme kundër ushtarëve izraelitë gjatë pushtimit 22 vjeçar të Libanit jugor nga ana e Izraelit. Ai ishte kapur nga Izraeli dhe u mbajt në burg në Liban për 18 muaj në vitin 1982.

//ze//

XS
SM
MD
LG