Lidhje

Sport: Lindsay Davenport fiton Turneun e Standfordit - 2004-07-19


Tenis: Në finalen e turneut të Standfordit në Kaliforni, Lindsey Davenport mundi rivalen e vjetër të saj Venus Williams me rezultatin 2-1. Edhe setet përfunduan me rezultat të ngushtë 7-6, 5-7 dhe 7-6 gjë që tregon për këtë finale të fortë. Davenport dhe Williams janë takuar katër herë në finalet e këtij turneu dhe bilanci pas ndeshjes së djeshme është 3-1 për Davenport. Kjo ndeshje mund të ketë qenë edhe hera e fundit që këto dy teniste takohen në finalen e Turneut të Stadfordit, meqenëse Lindsay Davenport ka deklaruar se do të tërhiqet nga tenisi profesionist pas këtij sezoni. Me fitoren e së djelës Lindsay Davenport barazoi bilancin e përgjithshëm me Venus Williams: 12-12.

37-vjeçarja fiton 11 metra me pengesa dhe hyn për të pestën herë në ekipin olimpik amerikan

Atletikë: Gail Devers është e dyta atlete në historinë e sportit për femra dhe e treta në përgjithësi në sportin amerikan që kualifikohet në pesë gara përzgjedhëse për në lojrat olimpike. Duke dalë e para në garën e 100 metrave, ajo fitoi të djelën titullin e 10-të të kampiones kombëtare gjatë karrierës së saj.

Ajo i bashkohet kështu sportistes Willy White që ka marrë pjesë pesë herë në lojrat Olimpike dhe fituesit të nëntë medaljeve të arta, Carl Lewis.

Fituese e medaljeve të arta në lojrat Olimpike të vitit 1992 dhe 1996, 37 vjeçarja Devers startoi shpejt si zakonisht dhe e mbylli garën me 12 sekonda e 5 të dhjetat.

Marion Jones - kërcimi së gjati e ndihmon të përfshihet në ekipin olimpik

Fituesja e pesë medaljeve të arta lojrat e kaluara olimpike, Marion Jones, e cila është përfshirë në një skandal dopingu, siguroi një vend në ekipin përfaqësues amerikan që do të udhëtojë për në Athinë.

Megjithatë, Marion Jones nuk është shumë e lumtur pasi nuk arriti të kualifikohej në garat e 100 dhe 200 metrave.

Në një konferencë shtypi ajo tha se ishte e lodhur dhe se nuk e ndjente që mund të konkuronte në nivelet më të larta.

Marion Jones është përfshirë në hetimet për përdorim dopingu nga një numër sportistësh të njohur. Ajo e ka mohuar të ketë përdorur ndonjëherë substanca të ndaluara dhe analizat nuk i kanë vërtetuar asnjëherë akuzat kundër saj. //az//

XS
SM
MD
LG