Lidhje

Takim Shirak-Erdogan - 2004-07-20


Presidenti i Francës, Zhak Shirak, tha se Turqia ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave demokratike dhe se anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian është një hap i dëshirueshëm sa më parë që të jetë e mundur.

Zoti Shirak i bëri këto komente pas bisedimeve sot në Paris me kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Turqia kërkon mbështetjen e Francës për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Para takimit, ministri i jashtëm francez, Michael Barnier, tha se ndërsa Turqia ka bërë përparim, bisedimet mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të jenë të gjata. Autoritetet franceze janë shumë të përçara lidhur me anëtarësimin e Turqisë në bllokun me 25 vende anëtare.

Ndërsa partia konservatore e zotit Shirak e kundërshton anëtarësinë me forcë, zyrtarët francezë thonë se ata do të presin deri sa Komisioni Evropian të lëshojë një raport mbi Turqinë në muajin tetor para se të bëjnë të ditur qëndrimin e tyre.

Turqia ka miratuar një numër reformash demokratike për të përmbushur kushtet e antarësimit në Bashkimin Evropian, por gjendja e të drejtave të njeriut në atë vend vazhdon të tërheqë vemendjen e opinionit publik. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të vendosin në muajin dhjetor në se do të fillojnë bisedimet me Turqinë lidhur me anëtarësimin e saj.

//ze//

XS
SM
MD
LG