Lidhje

OKB i kërkon  Izraelit të prishë barrierën e sigurimit në Bregun Perëndimor - 2004-07-21


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që i bën thirrje Izraelit të prishë barrierën e sigurimit që po ndërton në Bregun Perëndimor.

Rezultati i votimit të sotëm ishte 150 pro dhe 6 kundër. 10 vende abstenuan. Shtetet e Bashkuara votuan kundër rezolutës, e cila ishte hartuar nga Jordania në emër të shteteve arabe.

Dokumenti i kërkon Izraelit t’i përmbahet vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila deklaroi se barriera e sigurimit është e paligjshme dhe duhet të marrë fund menjëherë.

Izraeli ka thënë se nuk do ta përfillë vendimin e Gjykatës.

Qeveria izraelite thotë se barriera është e nevojshme për të mbrojtur shtetin hebraik nga sulmet terroriste palestineze. Palestinezët thonë se barriera hyn në zonat palestineze të Bregut Perëndimor dhe e quan këtë një grabitje toke nga ana e Izraelit.

XS
SM
MD
LG