Lidhje

Ministri i jashtëm irakian kërkon ndihmë për të rivendosur rendin në Irak - 2004-07-21


Ministri i jashtëm irakian, Hoshiar Zebari, u bëri thirrje vendeve fqinje për vepra dhe jo fjalë në ndihmën për të rivendosur sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Irak.

Në Kajro zoti Zebari tha se ka propozime për homologët e tij nga Egjypti, Irani, Siria, Turqia, Arabia Saudite, Jordania dhe Kuvajti lidhur me bashkëpunimin në fushën e sigurisë për të mbrojtur kufijtë e përbashkët. Zyrtarët irakianë kanë thënë se dhuna në vend është rezultat i ekstremistëve të huaj që hyjnë në Irak nga vendet fqinje.

Edhe kryeministri irakian Iyad Allawi ndodhet në Kajro për bisedime, ku do të jetë i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Irak, Lakdar Brahimi. Zoti Allawi po bën një turne në rajon për të kërkuar mbështetjen e vendeve arabe për qeverinë e re të Irakut.

XS
SM
MD
LG