Lidhje

Powell: Shtetet e Bashkuara të angazhuara të bëjnë gjithçka për të ndihmuar Serbinë - 2004-07-21


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara të bëjnë gjithçka munden për të ndihmuar Serbinë ndërkohë që ky vend bën hapa përpara drejt forcimit të marrëdhënieve euroatlantike.

Zoti Powell i bëri komentet gjatë bisedimeve që pati dje në Uashington me presidentin serb Boris Tadiç.

Ai theksoi se Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën e Hagës duke dorëzuar personat e akuzuar për krime lufte, sidomos Ratko Mlladiçin. Hetuesit thonë se ish udhëheqësi i kërkuar i serbëve të Bosnjes fshihet ndoshta në Serbi.

Zoti Tadiç e pranoi rëndësinë e bashkëpunimit me gjykatën. Por ai theksoi nevojën për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Serbisë, sidomos në investime dhe në krijimin e vendeve të punës.

Po dje, zoti Tadiç u takua edhe me nënpresidentin Dick Cheney.//ii

XS
SM
MD
LG