Lidhje

Irak: Një grup ekstremist merr peng 6 shtetas të huaj - 2004-07-21


Një grup ekstremist në Irak ka marrë peng 6 shtetas të huaj, shoferë kamionësh, dhe ka kërcënuar t’i ekzekutojë me prerje koke, një çdo 72 orë, në se vendet e tyre nuk tërhiqen nga Iraku.

Përmes një video të dërguar stacioneve televizive, persona të maskuar shihen me pengjet, dy nga Kenia, tre nga India dhe një nga Egjipti. Rrëmbyesit po ashtu kërkojnë që firma kuvaitiane, për të cilën ata punonin, të largohet nga Iraku.

Në një zhvillim tjetër, të paktën 3 persona u vranë nga shpërthimi i një makine bombë në jug të Bagdatit. Dhe të paktën dy u vranë dhe 4 u plagosën kur një raketë goditi një spital në bagdat.

Në veri të kryeqytetit, si pasojë e një bombe në anë të rrugës u vra një ushtar amerikan dhe u plagosën 6 të tjerë.

XS
SM
MD
LG