Lidhje

Tadiç takohet me presidentin e Bankës Botërore Wolfensohn - 2004-07-21


Presidenti i Sërbisë, Boris Tadiç, po i jep fund vizitës së tij 3 ditore në Washington, duke u takuar me presidentin e Bankës Botërore, James Wolfensohn.

Bisedimet e sotme pasuan takimet e zotit Tadiç në kongresin amerikan me udhëheqësit e komisionit mbi sigurimin dhe bashkëpunimin në Evropë. Dje, pas bisedimeve me sekretarin amerikan të Shtetit Colin Powell, presidenti Tadiç theksoi nevojën e Sërbisë për ndihmë në zhvillimin ekonomik, veçanërisht në investime dhe krijimin e vendeve të punës.

Sekretari Powell tha se bashkëpuinimi i Sërbisë me Gjykatën e Hagës për krimet e luftës është e rëndësishme për të ardhmen dhe stabilitetin e Sërbisë.

XS
SM
MD
LG