Lidhje

Italia dëbon imigrantë të paligjshëm afrikanë - 2004-07-21


Italia dëboi 5 prej rreth 37 imigrantëve të paligjshëm afrikanë që mbërritën në Siçili javën e kaluar me një anije gjermane ndihmash. Autoritetet italiane thanë sot se 5 nigerianët u riatdhesuan.

Të shtunën autoritetet italiane u mohuan kërkesën për azil të 37 refugjatëve, por u dhanë 22 prej tyre qëndrim të përkohshëm në baza humanitare. Emigrantët janë nga Nigeria dhe Gana, dhe jo nga rajoni i Darfurit në Sudan, siç mendohej fillimisht.

Italia e lejoi anijen gjermane të ankorohej në portet e saj më 12 korrik, 3 javë pasi anija kishte shpëtuar refugjatët në det nga barka e tyre që u mbyt në afërsi të Maltës.

XS
SM
MD
LG