Lidhje

SHBA-Kroaci: bisedime për çështje ushtarake - 2004-07-22


Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld dhe Ministri kroat i Mbrojtjes Berislav Roncevic takohen sot në Pentagon për bisedime lidhur me marrëdhëniet dypalëshe për çështje ushtarake.

Diplomatët kroatë thonë se në takim do të bisedohet edhe për kërkesën e Kroacisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe për Kartën e Adriatikut.

Sekretari i Shtetit Colin Powell dhe përfaqësues të Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë e nënshkruan këtë dokument vitin e kaluar. Në dokument nënvizohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të tri vendeve për t’u anëtarësuar në institucionet euro-atlantike, përfshirë NATO-n.

Nesër, zoti Roncevic do të vazhdojë konsultimet me zyrtarët amerikanë të mbrojtjes. Ai kthehet në Kroaci të shtunën.

XS
SM
MD
LG