Lidhje

Zhose Barroso, presidenti i ri i Komisionit Evropian - 2004-07-22


Ligjvënësit evropianë miratuan sot me 413 vota pro dhe 251 kundër kryeministrin portugez, Zhose Manuel Barroso në postin e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian.

Zoti Barroso doli muajin e kaluar si një kandidat kompromisi midis grupeve konservatore dhe atyre liberale. Socialistët votuan kundër për shkak të mbështetjes që ai i kishte dhënë luftës në Irak.

Pas votimit, zoti Barroso tha se do të ndërtojë ura mes fraksioneve politike, që nuk e mbështetën atë, duke theksuar rëndësinë e një komisioni të fortë e të bashkuar. Ai tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për atë që ai e cilësoi si një koalicion të vullnetit për të çuar përpara vizionin e bllokut për të ardhmen e Evropës. Zoti Barroso do të fillojë detyrën e shefit të organit më të lartë ekzekutiv të Bashkimit Evropian më 1 nëntor.

//rd//

XS
SM
MD
LG