Lidhje

Xhon Kerri gëzon dy herë më shumë mbështetje mes votuesve latinas se sa presidenti Bush - 2004-07-22


Një anketë e re e opinionit publik tregon se kandidati i pritshëm demokrat për president Xhon Kerri gëzon dy herë më shumë mbështetje mes votuesve latinas se sa presidenti Bush.

Anketa e shpallur sot ve në dukje se vetëm 36 përqind e votuesve latinas e mbështesin punën e presidentit. Kjo shifër është më e ulët se 48 përqindëshi në nivel kombëtar që shprehen se e miratojnë mënyrën se si presidenti Bush e kryen detyrën.

Anketa e kryer nga gazeta The Washington Post, rrjeti televiziv në spanjisht Univision, dhe Instituti Thomas Riviera, bazohet në intervista me votues me origjinë nga Amerika Latine në 11 shtetet ku është përqëndruar kryesisht kjo popullsi, mes të cilave Florida, Kalifornia dhe Taksasi.

Një nga ndihmësit kryesorë të presidenti Bush për fushatën elektorale, MAtthew Dowd, nuk u dha shumë rëndësi këtyre rezultateve duke thënë se anketa të tjera tregojnë se Presidenti Bush gëzon një mbështetje shumë më të madhe mes popullsisë latinase.

Ndërkohë zoti Kerry vazhdoi sot fushatën në përpjekje për të tërhequr sa më shumë votues nga pakicat, gjatë një fjalimi para Lidhjes Qytetare në Detroit. Presidenti Bush do të flasë në të njejtin vend të premten.

//ze//

XS
SM
MD
LG