Lidhje

Ilir Meta pranë shkëputjes nga Partia Socialiste - 2004-07-22


Ish kryeministri Ilir Meta tha se debatet e ashpra në gjirin e partisë socialiste nuk mund të zgjasin pafundësisht dhe në rast se nuk do të ketë një reagim të shpejtë dhe të plotë ndaj kërkesave të lëvizjes së tij atëherë grupi i tij do të shkëputet shumë shpejt nga Partia Socialiste.

Zoti Meta vazhdoi kritikat ndaj udhëheqjes socialiste dhe tha se është i gatshëm të sjell një alternativë të re përsëri socialiste që do të konkurojë në zgjedhjet e ardhshme.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse sesioni i ri i parlamentit shqiptar do ta gjente lëvizjen e tij brenda partisë socialiste apo si një forcë të re politike, zoti Meta tha se nëse udhëheqja socialiste vazhdon të tregohet arrogante, ndoshta edhe më përpara 5 shtatorit ai do të detyrohet të dalë me një alternativë të re.

Ish kryeministri Ilir Meta ishte dje në Klubin Kombëtar të Shtypit këtu në Washington ku foli për misionin e Institutit për Paqe, Zhvillim dhe Integrim të themeluar prej tij. Ky institut po bashkëpunon me Fondacionin për Paqe, një organizatë jo qeveritare e cila në bashkëpunim me Naton do të fillojë një program në Shpipëri dhe Serbi për çmilitarizimin e këtyre vendeve.

XS
SM
MD
LG