Lidhje

Grupi Ndërkombëtar i Krizave:  zgjedhja e Tadiçit tregon se vetëm një shumicë e vogël serbësh dëshëron ta shohë vendin në kursin pro-evropian - 2004-07-23


Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se zgjedhja e Boris Tadiçit si president i Serbisë tregon se vetëm një shumicë e vogël dëshëron ta shohë vendin në kursin reformist pro-evropian.

Në një raport të publikuar dje, grupi thotë se zgjedhjet e fundit në Serbi tregojnë se ky vend është në gjendje ta kapërcejë politikën e nacionalizmit. Por, thotë grupi, është e nevojshme që një pjesë më e madhe e popullsisë të jetë e angazhuar për reforma.

Grupi tërheq vëmendjen se meqenëse presidenti i vendit ka autoritet të vogël në politikën e përditshme, zgjedhja e zotit Tadiç mund të mos çojë në ndryshime reale.

Raporti thotë se mungesa e dëshirës nga ana e qeverisë serbe për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës dhe për të miratuar reforma. mbetet gjithashtu një problem i madh.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave përgatit studime me synimin për të parandaluar konflikte ndërkombëtare dhe lokale në mbarë botën.//ii

XS
SM
MD
LG