Lidhje

Irak: forcat amerikane godasin objekte të ekstremistëve - 2004-07-23


Forcat amerikane në Irak kanë kryer sulme ajrore kundër strehimeve të përdorura nga ekstremistët që kanë lidhje me terroristin e kërkuar, Abu Musab al-Zqarqawi.

Ushtria amerikanë thotë se sulmet në qytetin Falluxha kishin si objektiva 10 deri në 12 të dyshuar si terroristë. Ky ishte sulmi i shtatë i tillë muajin e fundit dhe u organizua në bashkëpunim me zyrtarët e qeverisë irakiane, bazuar në burime të ndryshme të zbulimit.

Banorët dhe punëtorët e spitaleve thonë se të paktën 5 vetë, duke përfshirë edhe dy fëmijë, u plagosën gjatë sulmeve.

Ndërkaq, në veri të Bagdadit, 9 vetë humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën kur një mikrobuz me civilë irakianë u përplas me një tank amerikan. Ndërsa në qytetin e trazuar të Samarës, më në veri të kryeqytetit, nga shpërthimi i një bombe në rrugë u vanë dy ushtarë amerikanë dhe u plagos një i tretë.

Policia në Mosul njoftoi se një gjeneral në pension dhe një prej fqinjëve të tij u vranë nga persona të panjohur ndërsa po shkonin në një xhami lokale për lutjet e së premtes.

Ndërkohë, kleriku radikal shiit, i cili udhëhoqi një kryengritje kundër forcave irakiane dhe atyre të koalicionit në pjesë të ndryshme të vendit, dënoi ekstremistët për ekzekutimin me prerje koke të pengjeve të huaja.

Gjatë paraqitjes së tij të parë në dy muaj në lutjet e së premtes, kleriku u tha besimtarëve në xhaminë e Kufës në jug të Bagdadit se këto lloj ekzekutimesh janë të paligjshme në bazë të ligjit islamik. Ai dënoi gjithashtu kryeministrin e përkohshëm irakian, Ijad Allavi, duke thënë se ai është vazhdim i pushtuesit dhe dënoi vendimin e tij të kohëve të fundit për të rihapur gazetën e klerikut.

XS
SM
MD
LG