Lidhje

Bourne Supremacy përballet me Catwoman - 2004-07-23


Dy vjet më parë ish agjenti i CIA-s, Jason Bourne, ka humbur kujtesën gjatë një incidenti në misionin e tij të pasukseshëm për të vrarë një biznesmen. Atij i duhet të mbrojë veten pasi CIA kërkon ta eliminojë atë. Pas shumë përpjekjesh Bourne u shpëton atentateve dhe paralajmëron bosët e tij se ai do të hakmerret nëse ata nuk heqin dorë nga ai.

Pjesa e e dytë e filmit e tërheq Jason Borne në rrjedhën e së kaluarës. I ndikuar nga enderrat e këqia dhe errësira e kujtesës së tij të shuar, Bourne zhvendoset me të dashurën e tij Mari nga një qytet në tjetrin, duke u munduar të jetë një hap më larg atyre që kërkojnë të zhdukin atë. Por tentativa e pasuksesshme e një operativi për të vrarë Bourne, e shtyn ish spihunin e CIA-s që t’u rikujtojë ish bosëve të tij se ai do të hakmerret. Tani Bourne do të vërë në vend premtimin e tij, për tu hakmarrë kundër atyre që nuk hoqën dorë nga ai. Filmi ka për regjisor Paul Greengrass dhe është xhiruar në disa vende si Gjermani, Rusi dhe Indi.

***

Një tjetër konkurues i fuqishëm këtë të premte është edhe filmi Catwoman me të famshmen Halle Berry në rolin e dezinjatores së grafikëve Patience Philips dhe Sharon Stone rolin e gruas se pronarit të kompanisë kozmetike.

Kur Philips rastësisht mëson sekretin se kremi i rinisë së përhershme që së shpejti do të dalë në treg, në fakt nuk është gjë tjetër veçse një krem që u shkatërron lëkurën përdoruesve, pronari i kompanisë gjigande të kozmetikës mundohet ta vrasë atë. Rënia e saj nga lartësitë marramendëse i ndryshon jetën dezinjatores së grafikëve. Në një mënyrë të paspjegueshme ajo transformohet në një grua me fuqinë, shpejtësinë dhe zgjuarsinë si dhe tiparet e maces. Aventurat e saj komplikohen nga lidhjet me policin Tom Lone, i cili ka rënë në dashuri me Patience Philips por pa e ditur se ajo është edhe gruaja mace e cila akuzohet për vrasjet e bujshme në qytet.

***

Aktorja Kirsten Dunst dhe Jake Gyllenhaal, dy yjet e reja të dy filmave më të kërkuar të verës i kanë dhënë fund romacës së tyre. Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se aktorja e filmit Spider-Man 2, njeriu merimangë 22 vjeçarja Dunst dhe aktori 23 vjeçar Gyllenhaal me filmin Dita pas së Nesermes janë ndarë përfundimisht pas dy vitesh sëbashku.

XS
SM
MD
LG