Lidhje

Analiza e punës 6mujore të qeverisë shqiptare - 2004-07-23


Qeveria shqiptare bëri sot analizën e punës së ssaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ajo që ra në sy ishte se në fjalimin e kryeministrit Fatos Nano u përmendën vetëm ato që u cilësuan si arritje dhe suksese. Kryeministri foli vecmas për cdo ministri po pa përmendur në asnjë cast probleme që duheshin korrigjuar apo fusha ku duhej përmirësuar veprimtaria e qeverisë shqiptare.

Analiza e kreut të qeverisë, të paktën në pjesën që u bë publike, përmbante vetëm një mori shifrash dhe statistikash, madje duke cituar edhe disa vlerësime pozitive të disa inti tucioneve financiare ndërkombëtare për ecurinë ekonomike të vendit. "Parashikimet e institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore, sipas së cilës Shqipëria do të jetë edhe për vitin e ardhshëm vendi me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, vërteton se trendi i zhvillimit është tejet optimist"- nënvizoi kryeministri sipas të cilit "këto janë prova që nuk mund të mbyten nga zhurma e atyre që të paaftë për të krijuar alternativa të vërteta qeverisjeje – tha kryeministri – pretendojnë të ndërtojnë karrierën e vet politike apo dhe pasurimin e tyre mbi baltën që hedhin ndaj Shqipërisë".

Një deklarim që tingëlloi hapur drejtuar ndaj opozitës dhe kundërshtarëve të vet brenda partisë socialiste te cilet e kritikojne ate hapur se eshte bere pengese e zhvillimit te vendit.

XS
SM
MD
LG