Lidhje

Iraki i bën thirrje Egjiptit të mos dorëzohet para presionit të rrëmbyesve - 2004-07-24


Kryeministri i përkohshëm i Irakut po i bën thirrje Egjiptit që të mos përkulet para kërkesave të kryengritësve që po mbajnë peng një diplomat egjiptian.

Iyad Allawi tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur terroristët është të shtërngohen radhët kundër tyre. Zoti Allawai e bëri këtë deklaratë në Damask dje, pas takimit me Presidentin sirian, Bashar al-Assad për të diskutuar mbi sigurimin e kufijve të tyre të përbashkët.

Egjipti u ka bërë thirrje kryengritësve në Irak që të tregohen të mëshirshëm ndaj diplomatit, i cili u rrëmbye të premten, dhe ndaj një shoferi kamioni që u morr peng në fillim të javës nga një grup tjetër. Ai u rrëmbye sëbashku me tre shoferë kenianë kamioni dhe tre shoferë indianë.

Në një rrëmbim tjetër, kryengritësit morrën drejtorin e një kompanie shtetësore ndërtimi të Irakut dje, ndërkohë që ai po kalonte me makinë në qendër të Bagdadit. Të paktën 50 të huaj janë rrëmbyer që nga muaji prill në Irak.

XS
SM
MD
LG