Lidhje

Armstrong pranë rekordit për të gjashtën herë kampion i Turit të Francës - 2004-07-24


Çiklisti amerikan Lance Armstrong e ka pothuajse të sigurtë fitoren rekord për të gjashtën herë radhazi të Turit të Francës. Ai fitoi sot etapën e 19, një garë shpejtësie 55 kilometra e gjatë.

Armstrong i përshkroi 55 kilometrat me kohen 1 orë 6 minuta e 49 sekonda, mbi një minutë më shpejt se Jan Ullrich i Gjermanisë. Një gjerman tjetër, Andreas Kloeden, doli i treti, me një kohë 1 minutë e 27 seconda më shumë se amerikani.

Në renditjen e përgjithshme Armstrong kryeson me 6 minuta e 38 sekonda ndaj çiklistit Koleden. Ivan Basso i Italisë është np vend tçë tretë, 6 minuta e 59 seconda pas Armstrongut.

Nesër çiklistët zhvillojnë etapën e fundit prej 163 kilometrash duke e përfunduar atë në Paris. Asnjë çiklist nuk e ka fituar 6 herë Turin e Francës. Luis Armstrong ka dalë kampion në këtë turne vazhdimisht që nga viti 1999.

XS
SM
MD
LG