Lidhje

Sekretari i Shtetit Powell shkon javën e ardhshme në Lindjen e Mesme dhe në Evropë - 2004-07-24


Sekretari i Shtetit Colin Powell fillon javën e ardhshme një sërë vizitash në pesë vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher e bëri njoftimin të premten në Washington. Zoti Boucher thotë se zoti Powell do të niset të hënën dhe se do të shkojë në Egjipt, Arabinë Saudite dhe Kuvajt për bisedime mbi gjendjen në Irak dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Gjatë udhëtimit të tij njëjavor, zoti Powell do të bëjë gjithashtu vizita në Hungari dhe Poloni. Në Poloni, ai do të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 60 vjetorit të kryengritjes së Varshavës.

XS
SM
MD
LG