Lidhje

Anketa: Mbështetja për Presidentin Bush dhe rivalin e tij Kerry, thuajse e barabartë - 2004-07-24


Një anketë e re e gazetës Los Angelos Times tregon se presidenti Bush dhe rivali demokrat John Kerry gëzojnë mbështetje thuajse të barabartë, tani që kanë mbetur më pak se katër muaj deri në zgjedhjet presidenciale.

Anketa tregon se zoti Kerry kryeson ndaj presidentit Bush 48 me 46 përqind me një shkallë gabimi prej 3 përqindësh.

Tre përqind e njerëzve të pyetur thonë se do të votojnë për kandidatin e pavarur Ralph Nader.

Dje paradite, Presidenti Bush foli përpara Ligës Kombëtare Urbane në Detroit të Michiganit, për të përmirësuar imazhin e tij midis afrikano-amerikanëve.

Ai i pyeti të pranishmite nëse demokratët i kishin ndihmuar afrikano-amerikanët dhe tha se programi i tij do të nxiste bizneset e vogla dhe zhvillimin ekonomik në komunitetet e tyre.

Një anketë e fundit tregon se presidenti është prapa senatorit Kerry 7 përqind midis afrikano-amerikanëve.

XS
SM
MD
LG