Lidhje

Bosnje: Rihapet ura historike e Mostarit - 2004-07-24


Personalitete nga e gjithë bota u mblodhën dje në Mostar për ceremoninë e rihapjes së urës së shekullit të 16 Stari Most, e cila për një kohë të gjatë ka përfaqësuar lidhjen midis botës myslimane dhe asaj perëndimore.

Ura elegante prej mermeri të bardhë u rezistoi konflikteve të shumtë për më tepër se 5 shekuj me radhë, por u shkatërruar nga artileria kroate e Bosnjes në vitin 1993.

Për rindërtimin e urës që zgjati 7 vjet, u përdor një paketë ndihmash prej 15 milion dollarësh nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe disa vende donatore.

Ambasadori amerikan në Bosnje-Hercegovinë Cliffor Bond tha se rindërtimi i urës së Mostarit është një hap i rëndësishëm pëçrpara për të ndihmuar kulturat dhe fetë e ndryshme që të jetojnë në paqe.

XS
SM
MD
LG