Lidhje

Dega evropiane e “Al-Kaidës” kërcënon Italinë dhe Australinë - 2004-07-25


Një grup që paraqitet si dega evropiane e al-Kaidës ka kërcënuar Australinë dhe Italinë se do të ndërmarrë sulme në qoftë se këto vende nuk tërheqin trupat nga Iraku.

Në një deklaratë të publikuar në Internet dhe të nënshkruar nga grupi islamik Tauhid, thuhet se ai do të kryejë sulme në të dy vendet me makina bombë, në qoftë se kërkesat e tij nuk plotësohen.

Ky grup tha gjithashtu se do të sulmojë objekte të caktuara australiane dhe italiane në vendet arabe dhe myslimane. Autenticiteti i grupit dhe deklaratës nuk ka qënë e mundur të verifikohen.

Në fillim të kësaj jave, i njejti grup bëri kërcënime të ngjashme kundër Polonisë dhe Bullgarisë. Zyrtarët e sigurimit nga të dy vendet thanë se nuk kishin të dhëna se kërcënimet kundër vendeve të tyre ishin të besueshme.

XS
SM
MD
LG