Lidhje

Ashrawi i bën thirrje Arafatit t’i japë fund kontrollit personal mbi autoritetin palestinez - 2004-07-25


Deputetja e njohur palestineze Hanan Ashrawi i bëri thirrje udhëheqësit palestinez Yaser Arafat t’i japë fund kontrollit personal mbi autoritetin palestinez.

Në një intervistë që dha për gazetën zvicerane SontagsBlick, zonja Ashrawi paralajmëroi se forcat militante do t’i vazhdojnë protestat për reforma kundër korrupsionit, në se zoti Arafat nuk e ndan pushtetin e tij me kryeministrin e vendit.

Kryeministri Ahmed Quireia dha dorëheqjen nga posti i tij më 17 korrik, si protestë ndaj kontrollit që zoti Arafat ka mbi forcat e sigurimit në territoret e pushtuara, por më pas ai ra dakord të vazhdonte ta mbante postin.

Kriza e udhëheqjes palestineze ka shkaktuar protesta dhe rrëmbime nga ana e militantëve që kërkojnë reforma nga palestinezët.

Zonja Ashrawi tha se ajo nuk e di nëse tensionet politike do të shkaktojnë luftë civile, por tha se ajo është e shqetësuar për fjalët e përhapura kohët e fundit lidhur me shitjen e armëve në Gazë.//ii

XS
SM
MD
LG