Lidhje

SHBA: Demokratët shpresojnë të forcojnë pozitën e senatorit Kerry në kuvendin kombëtar - 2004-07-25


Sot këtu në Shtetet e Bashkuara fillon Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate, ku udhëheqësit e kësaj partie shpresojnë të konsolidojnë shpresat për zgjedhjen e kandidatit për President, John Kerry.

Mbi 4 mijë delegatë të kësaj partie janë mbledhur në qytetin e Bostonit për të marrë pjesë në kuvend.

Demokratët do të vënë në pah përvojën dhe karrierën e zotit Kerry, si veteran lufte me medalje të shumta dhe katër herë senator. Zyrtarët e partisë i kanë këshilluar personalitetet që do të mbajnë fjalime, që të përdorin tone pozitive dhe të minimizojnë kritikat ndaj Presidentit Bush, duke shpresuar që të tërheqin kështu votuesit që nuk kanë vendosur se cilës palë do t’ia japin votën.

Zoti Kerry do ta pranojë zyrtarisht kandidaturën në emër të partisë demokrate të enjten, ditën e fundit të kuvendit. Mes personaliteteve që do të flasin sot, janë edhe ish-presidentët Jimmy Carter dhe Bill Clinton.

Dje, zoti Kerry bëri fushatë në Ohio, një nga shtetet ku ai dhe presidenti Bush po zhvillojnë një betejë të ashpër politike, për të tërhequr sa më shumë vota.

XS
SM
MD
LG