Lidhje

Britania fillon një fushatë për të fuqizuar sigurimin në vend - 2004-07-26


Qeveria britanike ka filluar një fushatë për të fuqizuar sigurimin në vend dhe po shpërndan një udhëzues mbi mënyrën për t’iu përgjigjur sulmeve terroristeve ose fatkeqësive natyrore.

Zyrtarët britanikë thonë se dokumenti qeveritar me 22 faqe shpjegon në hollësi disa masa të ndihmës së shpejtë, numrat e telefonit për raste emergjencash, si dhe përgatitjet për gjendje emergjente. Në këtë dokument qytetarët këshillohen të mbajnë në shtëpi qirinj, shkrepse, radio me bateri, paketa të ndihmës së shpejtë, ushqime të konservuara dhe shishe uji. Në të u bëhet gjithashtu thirrje britanikëve të raportojnë për çdo veprim të dyshimtë dhe të futen në banesa e të dëgjojnë radion, në rast të një sulmi terrorist, apo të një fatkeqësie natyrore.

Zyrtarët britanikë thonë se fushata për forcimin e masave të sigurisë nuk është ndërmarrë në përgjigje të ndonjë kërcënimi konkret. // lk //

XS
SM
MD
LG