Lidhje

BE: Marrëveshjet tregëtare globale t'u përshtaten interesave ekonomike - 2004-07-26


Bashkimi Evropian është i mendimit që marrëveshjet tregëtare globale duhet të ndryshohen për t’iu përshtatur më mirë interesave ekonomike.

Komisioneri Evropian për Tregëtinë, Pascal Lamy, fitoi mbështetje të fuqishme për qëndrimet e tij në lidhje me tregëtinë në prag të takimit të Organizatës Botërore të Tregëtisë që do të zhvillohet nesër në Gjenevë. Zoti Lamy thotë se dëshëron lëshime të tjera nga ana e Shteteve të Bashkuara në reformat bujqësore. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’u japë fund subvencioneve për fermerët dhe dëshëron që edhe Shtetet e Bashkura të bëjnë të njëjtën gjë.

Ministrat e Bashkimit Evropian do të takohen këtë javë për të rishikuar përparimin në bisedimet e Organizatës Botërore të Tregëtisë. Kjo organizatë shpreson të arrijë një marrëveshje në çështjet e bujqësisë nga fundi i javës. Bisedimet dështuan vitin e kaluar, kryesisht në lidhje me çështjeve të tregëtisë së prodhimeve bujqësore. // lk //

XS
SM
MD
LG