Lidhje

Figura drejtuese të Partisë Demokrate do të nxjerrin në pah anët personale të  kandidatit presidencial Xhon Kerri - 2004-07-27


Figura drejtuese të Partisë Demokrate do ta shfrytëzojnë ditën e sotme të Kuvendit Kombëtar për të nxjerrë në pah anët personale të kandidatit presidencial Xhon Kerri si një hero gjatë luftës që ka shërbyer mbi dy dekada si politikan i zgjedhur.

Mes atyre që do e marrin fjalën sot në kuvend janë senatori Edward Kenndy, ish kandidati për president Howard Dean dhe bashkëshortja e senatorit Kerry, Tereza Heinz Kerry. Djali i ish presidentit Regan, po ashtu do të mbajë sonte një fjalim mbi çështjet që merren me kërkimet në fushën e studimit të qelizave embrionale.

Fjalimin kryesor sot mbi platformën e partisë do ta mbajë senatori i shtetit Illinoi, Barak Obama, i jati i të cilit është emigrant nga Kenia. Në fjalimet e djeshme ndërkohë, një sërë emrash të njohur të partisë demokrate si ish Presidentët Bill Klinton dhe Xhimi Karter, dhe ish nën presidenti Al Gore, bënë kritika të ashpra për administratën e presidentit Bush. Udhëheqësit demokratë e kritikuan administratën e presidentit Bush për dëmtim të ekonomisë dhe për dëmtimin e imazhit të Shteteve të Bashkuara në botës për shkak të politikave të ndjekura.

Ndërkohë, kandidati demokrat për president, John Kerry, po zhvillon fushatë në disa qytete e shtete ku pritet të zhvillohen betejat më të forta elektorale, para se të shkojë në kuvendin kombëtar të partisë.

Senator Kerry zhvilloi sot takime në Norfolk të Virginias dhe më pas në Philadedlphia të Pensilvanisë, para se të mbërrijë në Boston nesër mbrëma.

Duke folur në Norfolk, ku ndodhet baza më e madhe detare, zoti Kerry tha se si president, ai do të merrte menjëherë masa për vënien në jetë të rekomandimeve të komisionit për hetime mbi sulmet e 11 shtatorit 2001.

Ai tha se Shtetet e Bashkura kanë tashmë në dispozicion një projekt për arritjen e një sigurie më të madhe dhe ai i kërkoi Presientit Bush të fillonte zbatimin e rekomandimeve pa humbur kohë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se Presidenti Bush bisedoi dje me këshilltarë kryesorë në lidhje me fillimin e vënies në jetë të disa prej rekomandimeve të parashtruara nga komisioni 11 shtatori. Zoti Bush po e kalon javën në fermën e tij në Texas.

//ze//

XS
SM
MD
LG