Lidhje

Në Shqiperi mbetet i hapur konflikti mes metalurgëve dhe qeverisë - 2004-07-27


Në Shqipëri vazhdon te mbetet i hapur konflikti që ka lindur mes metalurgëve të Uzinës së Ferrokromit në Burrel dhe Ministrisë së Industrisë lidhur me shpërblimin që duhet te marrin pas dhënies së uzinës me koncesion një kompanie italiane. Metalurgët kembengulin se nuk kanë perfituar 9 muaj rrogë, ndërkohë që zyrtarisht, ministria ka deklaruar se ndaj tyre jane shlyer të gjitha detyrimet sipas ligjit. Për këte problem të dyja palët janë ballafaquar sot në zyrën e zevendeskryeministrit Namik Dokle. Zoti Dokle ka kërkuar nga ana e punonjësve, që brenda një periudhe të shkurtër kohe të paraqesin të gjithe dokumentacionin në mbeshtetje të kerkesave te tyre dhe e njejta gjë i është kërkuar edhe perfaqesuesve të Minisrisë së Industrisë. Protesta e metalurgëve filloi disa javë më parë. Me dhjetra punëtore, më në fund vendosen të marshonin tre ditë në kembë nga Burreli për të protestuar në Tiranë parpara selisë së ministrisë, duke kërcenuar deri me grevë urie ne rast se kerkesat e tyre nuk plotesohen.

XS
SM
MD
LG