Lidhje

Studim premtues mbi Alcajmerin; Teknologji e re për operacion në sy; Zbulohen fosilet e një kafke 930 mijë vjecare. - 2004-07-27


Shkencëtarët përllogarisin se deri në vitin 2010 rastet e sëmundjes së Alcajmerit pritet të tre fishohen nga 6 milionë në 18 milionë. Këtë ata e lidhin me shtimin e jetëgjatësisë së njeriut. Dihet se Alcajmeri prek njerëzit e moshuar mbi 65 vjeç, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare pritet të rritet në 80 vjeç gjatë këtij 10 vjeçari. Shkencëtarët thonë se sikur shfaqja e shenjave të sëmundjes të vonohej vetëm disa vjet, njerëzit e moshuar nuk do të provonin pasojat e saj të rënda si humbja e plotë e kujtesës dhe vuajtje të tjera.

Ky çift në të tetëdhjetat bën një jetë normale, megjithëse Albert është diagnostikuar me një lloj shregullimi kujtese që shfaqet tek njerëzit në moshën mbi 65 vjeç dhe që shpesh pasohet me Alcajmer. Problemi më më i madh për Albertin është se ai hutohet kur nget makinën. Edhe kur kaloj nëpër rrugë të njohura ndonjëherë ato më duken sikur nuk i kam parë kurrë, thotë ai. Por nëse sëmundja qëndron në këtë nivel, kjo është mirë, thotë e shoqja e tij, Beti. Një studim i klinikës Mejo sikur jep shpresa se procesi i humbjes së kujtesës si në këtë rast mund të ndërpritet me Aricept, ilaçi më i përdorshëm që mjekët rekomandojnë kundër Alcajmerit. Doktor Ronald Peterson thotë se ky është studimi i parë në botë që tregon se mjekësia mund të ndërhyjë në fazën e herëshme para se të shfaqjes së plotë Alcajmerit. Në studim u përfshinë 729 persona me shrregullime të kujtesës. Tek ata që u trajtuan me ilaçin Aricept, shfaqja e Alcajmerit u vonua 6 deri 8 muaj. Doktor Peterson thotë se kjo tregon se mjekësia ndodhet në pragun e gjetjes së një ilaçi apo trajtimi që mund të parandalojë përparimin e këtij shregullimi të kujtesës duke vonuar ose shmangur në këtë mënyrë shfaqjen e Alcajmerit. Shkencëtarët thonë se studimi merr një rëndësi të veçantë pasi me shtimin e jetëgjatësisë pritet të shtohen edhe rastet e Alcajmerit duke krijuar vështirësi gjithashtu për familjet dhe sistemin e kujdesit shëndetsor. Doktor Stiven Salloway thotë se studimi është inkurajues; por nuk ofron ndonjë kurë për sëmundjen, por vetëm shpresa për shërim. Sa i rëndësishëm është ky studim, kjo mund të shihet tek Hallie Simpson. Gjendja e tij tani ka kaluar nga shrregullimi i kujtesës tek Alcajmeri. E shoqja e tij, Evelin thotë se çdo mëngjes ai ngrihet e vishet për të shkuar në Kishë, sikur të ishte e dielë. Të gjitha ditët i duken të diela. Rezultatet e studimit premtojnë se një ditë ato mund të çojnë në kurimin e njerëzve si Hallie Simpson dhe miliona të tjerëve që vuajnë nga Alcajmeri.

Operacioni në sy

Kohët e fundit, agjencia federale për ushqime dhe ilaçe miratoi përdorimin e një teknologjie të re për operimin e syve për njerëzit që kanë probleme me të parit larg ose afër. Ky zjarrfikës nga Hustoni i shtetit Tetkas është një prej atyre që vuan nga sytë dhe shkoi në këtë klinikë për të kërkuar ndihmë. Doktor Mike Mann e njohu atë me teknologjinë e re të quajtur Kristalens ose lente kristali. Ajo është një cipë e hollë me bazë silikoni, e cila transplantohet në sy. Për pacientët ndyshimi është dramatik dhe vetëm ideja për heqjen dorë nga syzet me xhama optikë i shtyn ata t’i nënshtrohen një teknologjie të tillë. Operacioni zgjat rreth 20 minuta dhe pacientët thonë se dhimbjet janë minimale. Mjekët thonë se operacioni i transplantimit të lenteve kristalore kryhet vetëm një herë dhe nuk ka nevojë të përsëritet, siç ndodh me metodën Lasik kur pacientit i duhet t’i nënshrtrohet përsëri kësaj procedure pas 20-25 vjetësh. Operacioni për transplantimin e lenteve prej kristali kushton rreth 5 mijë dollarë për çdo sy.

Fosil i lashtë

Shkencëtarët kanë zbuluar fragmente të kafkës së fosilizuar të një specie njerëzore që ka jetuar 930 mijë vjet më parë. Fosili që u zbuluar në një rajon të Kenias në Afrikë, hedh një dritë re mbi prejardhjen e njeriut. Shkencëtarët shpresojnë se kjo do të ndihmojë për të sqaruar se cilat specie primitive janë pararadhës të drejtpërdrejtë të njeriut modern. Prej kohësh, shkencëtarët kanë argumentuar se një lloj specie e herëshme njerëzore, e njohur si Homo Erektus, ose njeriu i parë që filloi të ecte me dy këmbë, u largua nga Afrika dhe u vendos në Azi para se vendin e tij ta zinin specie të tjera njerëzore. Por fosilet e species së asaj periudhe janë të ralla në Afrikë dhe megjithëse kafka e fosilizuar është njëjtësuar si Homo Erektus, vazhdon të mbetet e paqartë se çfarë lloj speciesh njerëzore primitive jetonin në Afrikë 500 mijë deri në 1 milionë vjet më parë. Kafka e zbuluar rishtaz është më e vogël sesa ato të njohura deri tani. Grupi i antropologëve, kryesuar nga shkencëtari amerikan Richard Potts, thotë se pranë vendit të kafkës u gjetën edhe vegla primitive pune. Ky zbulim ka rindezur debatin mes shkencëtarëve rreth çështjes nëse gjatë periudhës së ekzistencës së Homo Erektusit kanë qënë të pranishme edhe specie të tjera të ngjashme me njeriun. Gjithashtu vazhdom të ekzistojë pikëpyetja nëse Homo Erektusi është paraardhës i drejtpërërdrejt i homo sapientit, njeriut të sotëm, apo ka vetëm lidhje të largëta me të.

XS
SM
MD
LG