Lidhje

Kuba liroi të burgosurën e njohur politike Marta Beatriz Roque për shkaqe shëndetsore - 2004-07-28


Kuba liroi të burgosurën e njohur politike Marta Beatriz Roque për shkaqe shëndetsore. Zonja Roque është një nga 75 aktivistët prodemokratikë të cilët u burgosën dhe morën denime të rënda pas një goditje të egër ndaj disidentëve kubanë.

Disidentja ishte dënuar me 20 vjet burgim nën akuza të sajuara. Ajo vuan nga diabeti dhe probleme të zemrës dhe ka humbur rreth 10 kilogram gjatë vuajtjes së dënimit. Kushtet në burg thotë ajo, janë çnjerëzore; ka shumë papastërti, ato janë plot inskekte dhe minj. Zonja Roque nuk kishte fare arësye për tu burgosur dhe ja si shprehet zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Steven Pike.

”Si shumë të burgosur të ndërgjegjes që mbahen në gulagët e Kastros, ajo vuante nga një moskujdesi në burg. Siç ndodh gjithmonë, regjimi i Kastros edhe kësaj here e liroi aktivisten vetëm kur gjendja e saj shëndetsore u bë problem për vetë ata.”

Në të njejtën kohë, autoritetet kubane kanë shtuar keqtrajtimin e të burgosurve të tjerë politikë përfshirë këtu mjekun Oscar Elias Biscet. I denuar me 25 vjet burg, doktor Biscet është lënë në uri dhe në izolim. Ndërprerja e ushqimit filloi kur doktor Biscet u bashkua me disa të burgosur të tjerë në një protestë me thirrjen ”Poshtë diktatura e komunistit Kastro.”

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar Organizatës së Shteteve Amerikane,Bashkimit Evropian dhe shumë grupeve të tjera ndërkombëtare për ti bërë thirrje qeverisë kubane për lirimin e Doktor Biscetit dhe të gjithë të burgosurve të tjerë politikë dhe që t’u lejojnë organizatave humanitare të verifikojnë kushtet e burgjeve.

Përpjekja për liri në Kubë po udhëhiqet nga burra dhe gra të guximshme si Marta Beatriz Roque dhe doktor Biscet. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura tu japin atyre shpresë në përpjekjet kundër regjimit totalitar të Kastros.

Nga ana e saj, Marta Beatriz Roque thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Kuba. ”Nuk jam unë ajo që duhet të iki nga Kuba thotë zonja Roque por janë ata që i sjellin dëm vendit. Unë mendoj se kjo luftë është për popullin dhe unë do ta vazhdoj atë deri sa të vdes.”

//ze//

XS
SM
MD
LG