Lidhje

Sekretari i Shtetit Powell takon Presidentin egjiptian, Mubarak - 2004-07-28


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell u takua me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar konfliktin izraelito-palestinez, Irakun dhe çështje të tjera.

Zoti Powell tha se e mirëpriti ofertën e Egjiptit për të ndihmuar në stërvitjen e forcave irakiane. Ai mirëpriti gjithashtu ofertën e Egjiptit për të dërguar ekspertë në Gaza për të stërvitur forcat palestineze të sigurimit, në se dhe kur Izraeli të tërhiqet nga territori.

Egjipti thotë se ndihma e tij varet tek premtimi i udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, për të lejuar kryeministrin e tij që të riorganizojë shërbimet palestineze të sigurimit.

Nga ana e tij, sekretari Powell tha se e sheh me skepticizëm premtimin e udhëheqësit palestinez Yaser Arafat për të mbajtur fjalën e tij. Pas bisedimeve në Kairo, sekretari Powell shkoi në Xhedah të Arabisë Saudite, ku do të takohet me zyrtarë sauditë.

Nesër ai do të takohet me kryeministrin irakian, Ijad Allawi, i cili ndodhet për vizitë në Arabinë Saudite. //kk//

XS
SM
MD
LG