Lidhje

Ligjvënësit britanikë: Iraku dhe Afganistani do të dështojnë pa mbështetjen ndërkombëtare - 2004-07-29


Një komision ligjvënësish britanikë paralajmëroi se Afganistani do të shpërthejë, ndërsa Iraku do të bëhet një shtet i dështuar pa mbështetjen e fortë të vendeve perëndimore dhe vendeve fqinje.

Anëtari konservator i Komisionit për çështjet e brendshme, John Stanley, tha se çdo gjë në Afganistan është pranë falimentimit. Ai paralajmëroi se përparimi i bërë që prej përmbysjes së regjimit taleban mund të zbrapset me lehtësi. Komisioni vuri gjithashtu në dukje se Iraku mund të bëhet një shtet i dështuar dhe të destabilizojë edhe më tej Lindjen e Mesme. Sipas komisionit, Al-Kaida vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për Britaninë dhe lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore.// lk //

XS
SM
MD
LG