Lidhje

OSBE në Shqipëri shpreh keqardhjen që partitë nuk arritën konsensus mbi ligjin për pronat - 2004-07-30


Prania e OSBE-së në Shqipëri bëri një deklaratë ku thotë se e vlerëson votimin e djeshëm në parlament për t’i bërë ndryshime Ligjit për Kthimin dhe Kompensimit të Pronave, por shpreh keqardhjen që Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës dolën nga parlamenti para se të zhvillohej votimi.

Kreu i pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Osmo Lipponen, shprehu në deklaratë vlerësim ndaj përpjekjeve të javëve të fundit për të arritur përsëri konsensusin mbi këtë ligj.

Ai tha se ”veprimi i presidentit Alfred Moisiu për ta kthyer ligjin pas konsultimeve të tij të kujdesshme, ishte një sinjal i fortë për partitë se lidhur me këtë ligj të rëndësishëm nevojitet arritja e konsensusit.” Kjo, tha ambasadori Lipponen, u ofroi partive një rast tjetër për zgjidhjen e çështjeve të mbetura. ”Për fat të keq, sipas tij, ky rast nuk u shfrytëzua plotësisht.”

Dalja e deputetëve nga kuvendi, tha zoti Lipponen, përbën dështim si për opozitën ashtu edhe për shumicën.

Në deklaratën e saj, prania e OSBE-së në Shqipëri thotë megjithatë se ajo shpreson se ligji do të vihet në zbatim dhe rithekson angazhimin e saj për të vazhduar ndihmën teknike dhe mbështetjen në aspekte të tjera.

XS
SM
MD
LG