Lidhje

Belgjika në ditë zie për viktimat e shpërthimit - 2004-07-30


Autoritetet belge thonë se një person tjetër ka vdekur pas djegies në shkallë të rëndë, të shkaktuar nga shpërthimi i djeshëm në një tubacion gazi në jug të vendit.

Viktima e fundit e çon në 16 numrin e të vdekurve nga shpërthimi i fuqishëm. Më shumë se 100 persona të tjerë janë plagosur dhe tre punonjësve ende nuk u dihet fati.

Kryeministri belg Guy Verhostad ka shpallur një ditë zie kombëtare në shenjë nderimi për viktimat. Kryeministri vizitoi dje skenën e shpërthimit, ndërsa Mbreti Albert ndërpreu pushimet për të shkuar në vendngjarje në jug të Belgjikës.

Zyrtarët thonë se ndër viktimat kishte edhe disa zjarrfikës që arritën në zonë me ekipet e shpëtimit. Incidenti ndodhi në një tubacion që transporton gaz natyror nga porti belg i Zegrubes për në Francë.

XS
SM
MD
LG