Lidhje

Presidenti Bush vazhdon fushatën elektorale - 2004-07-30


Presidenti Bush vazhdon sot fushtën e tij në shtetet Ohio dhe Pensilvani.

Duke folur para një turme përkrahësish të entuziazmuar në qytetin Canton të shtetit Ohio, presidenti mbrojti politikën e administratës për të reformuar arsimin dhe kujdesin shëndetësor për të moshuarit, duke theksuar temat e fushatës se “rëndësi kanë rezultatet”.

Presidenti premtoi se nëse zgjidhet në nëntor, Shtetet e Bashkuara do të jenë më të sigurta, ekonomia më e fortë dhe e ardhmja më e ndritur.

Presidenti përfundon udhëtimin e tij dy ditësh me tubime në Cambridge të Ohios dhe Pitsburg të Pensilvanisë.

Kandidati demokrat për president John Kerry dhe kandidati demokrat për nënpresident John Edwards do të zhvillojnë sot tubime në Greensburg të Pensilvanisë dhe Wheeling të Virxhinias Perëndimore.

Si republikanët ashtu edhe demokratët po përqëndrojnë vëmendjen në shtetet e lëkundura, si Ohio dhe Pensilvania, të cilat mund të ndryshojnë balancën e zgjedhjeve të nëntorit.

XS
SM
MD
LG