Lidhje

Powell: Polonia nuk do të qëndrojë më e vetme përballë agresorëve - 2004-08-01


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell i premtoi Polonisë se ajo kurrë më nuk do të qëndrojë e vetme përballë agresorëve, si në kryengritjen kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Zoti Powell e bëri këtë premtim sot në Varshavë. Të pranishëm ishin edhe Kancelari gjerman Gerhard Shroder dhe zëvendës-kryeministri britanik John Prescot. Ata ndodhen në Poloni me rastin e 60 vjetorit të kryengritjes së lëvizjes ilegale polake, e cila i bëri qëndresë pushtuesve për 63 ditë. Afro 200 mijë vetë vdiqën gjatë kryengritjes dhe qyteti u shkatërrua.

Zoti Shroder është udhëheqësi i parë gjerman që merr pjesë në përkujtimoren me rastin e kësaj kryengritjeje. Sekretari Powell u takua edhe me Ministrin e Jashtëm polak, për të diskutuar rolin e Polonisë në operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak.// lk //

XS
SM
MD
LG