Lidhje

Irak: Ajatollahu i madh Ali al-Sistani dënoi sulmet e djeshme kundër disa kishave të krishtera - 2004-08-02


Në Irak, kleriku i lartë mysliman shiit dënoi sulmet e djeshme vdekjeprurëse me makina bombë kundër disa kishave të krishtera.

Ajatollahu i madh Ali al-Sistani i cilësoi shpërthimet akte kriminale. Ai gjithashtu u bëri thirrje irakianëve që të respektojnë të drejtat e të krishterëve dhe pakicave të tjera fetare për të jetuar në paqe dhe siguri në Irak.

Edhe Papa Gjon Pali i Dytë i dënoi shpërthimet, duke i cilësuar ato agresion i padrejtë kundër një komuniteti fetar, që punon për paqe dhe ripajtim.

Nga shpërthimi i 4 makinave bombë afër kishave të krishtera në Bagdad dhe një shpërthim i ngjashëm në Mosul gjatë shërbimeve fetare dje vonë humbën jetën të paktën 11 veta dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Njëra prej kishave ishte e armenëve dhe presdidenti i Armenisë shprehu shqetësim lidhur me sulmet.

Ndërkohe, Shoqata më e madhe e shoferëve të kamjonëve të Turqise njoftoi se do të ndalojë transportimin e mallrave për trupat amerikane në Irak, pas një vale rrëmbimesh të shoferëve të huaj të kamjone nga kryengritesit.

Ky njoftim u bë sot, ndërkohe që një video e vendosur në një faqe elektronike tregonte me sa duket ekstremistë që qëllonin një person për të cilin ata thanë se ishte një peng turk, i kapur në Irak. Nje pankartë që ngjan me atë të grupit të udhëhequr nga Abu Musab al-Zarkavi shikohet në sfond, ndërsa personi qëllohet me armë në kokë.

Nuk është e qartë koha e këtij incidenti dhe identiteti i viktimës nuk është verifikuar. Ekstremistët janë kërcënuar gjithashtu të vrasin 2 shoferë të tjerë turq, të kapur kohët e fundit. Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar publikisht lidhur me vendimin e Turqisë për të ndaluar transportimin e mallrave për trupat amerikane në Irak.

//ze//

XS
SM
MD
LG