Lidhje

Presidenti Bush bën thirrje për krijimn e postit të drejtorit të zbulimit kombëtar - 2004-08-02


Presidenti Bush bëri thirrje për krijimn e postit të drejtorit të zbulimit kombëtar, një nga reformat kryesore të rekomanduara nga komisioni që ka hetuar sulmet terrorite të 11 shtatorit 2001.

Presidenti Bush tha sot se i ka kërkuar Kongresit të krijojë këtë post për të mbikqyrur 15 agjencitë e zbulimit të vendit. Ai tha se drejtori do të emërohej nga presideti, do të merrej me punën e zbulimt jashtë dhe brenda vendit dhe do të ishte këshilltari kryesor i Presidentit për çështjet e zbulimit.

Presidenti Bush tha se zyra e drejtorit të zbulimt kombëtar do të ishte jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe drejtori vetë nuk duhet të jetë anëtar i kabinetit.

Zoti Bush mbështeti gjithashtu edhe krijimin e një qendre kundër terrorizmit dhe tha se mund të jetë e nevojshme të krijohet në qendër e ngjashme për të vëzhguar veprimtaritë lidhur me armët e shkatërrimit në masë.

Presidenti është nën presion të madh gjatë kësaj fushate zgjedhjesh për të përmirësuar kushtet e sigurimit kombëtar.

Ndërkohë, Kandidati i Partisë Demokrate per president John Kerry e akuzon administratën e presidentit Bush se po vepron me shumë ngadalësi për zbatimin e masave të sigurisë të propozuara nga Komisioni 11 shtatori.

Në një intervistë që dha sot për CNN-in, zoti Kerry tha se fillimisht Shtëpia e Bardhë e kundërshtoi krijimin e komisionit me përbërjen e dy partive dhe që u mor me hetimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Senatori Kerry tha gjithashtu se administrata nuk ka bërë sa duhet për mbrojtjen e objekteve kimike dhe bërthamore dhe se në se zgjidhet president, ai mund të zhvillojë një luftë më të efektshme ndaj terrorizmit.

Zoti Kerry i bëri këto komente ndërkohë që presidenti Bush bëri të njohura reformat e reja në fushën e sigurisë kombëtare.

Kur e pyetën lidhur me komentet e zoti Kerry, presidenti Bush tha se administrata e tij tashmë ka vënë në zbatim reforma ”domethënëse”, midis të cilave krijimi i Deprtamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Qendra e Integrimtit ndaj Kërcënimit Terrorist.

//ze//

XS
SM
MD
LG