Lidhje

Institucionet financiare po zhvillojnë veprimtarinë normalisht ditën e parë pas rritjes së shkallës së kërcënimit terrorist - 2004-08-03


Sekretari amerikan i Thesarit John Snow thotë se institutcionet financiare po zhvillojnë veprimtarinë normalisht ditën e parë pas rritjes së shkallës së kërcënimit terrorist. Gjendja e gadishmërisë së lartë e vendosur nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare përfshin disa institucione financiare në Washington, New York dhe New Jersey, që mund të jenë objekte të sulmeve terroriste.

Institucionet financiare ndërkombëtare që janë identifikuar si objekte të mundshme sulmesh terroriste u hapën dje për të filluar nga puna në Washington, nën masa më të rrepta sigurie. Shefi i policisë Charles Ramsey thonë se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë ndër shumë ndërtesa lokale që po vrojtohen nga personali në uniformë dhe ai civil i sigurisë.

"Ne do të vrojtojmë të gjithë qytetin për t’u siguruar që gjithshka brenda kufijve tanë të jetë e sigurtë."

Në New York, policia mbylli disa nga rrugët e qytetit dhe ndaloi trafikun për qëllime biznesi nëpër urat dhe tunelet që çojnë në Wall Street, ku ndodhet Bursa e New Yorkut. Krytari i Bashkisë së qytetit, Michael Bloomberg, thotë se njujorkezët duhet të vazhdojnë normalisht punën e tyre.

"Ne po vemë në përdorim të gjitha burimet tona të kundërterrorizmit. Nuk do të kursejmë asnjë lloj shpenzimi, për të mos rrezikuar asgjë."

Qeveria amerikane e rriti shkallën e kërcënimit nga ngjyra e verdhë në portokalli.

Sekretari i Departamentit të Sigurimit Kombëtar, Tom Ridge, i kujton amerikanët të tregohen kurdoherë vigjilentë, pavarësisht nga shkalla e sigurisë.

"Unë do të thoja se të jetosh në Amerikë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit do të thotë të pranosh faktin se herëpashere, ne do të kemi informacione lidhur me sulme terroriste dhe se disa prej tyre do të jenë specifike. Do të thoja se realiteti është se kur qeveria e ka këtë lloj informacioni, unë shpresoh se si qytetarë njerzit pranojnë faktin se është e drejtë që qeveria ta ndajë këtë informacion, madje ne duhet të vazhdojmë të jemi ajo Amerikë që kemi qenë. Shkoni si gjithnjë në punë, do të ketë masa të veçanta sigurie për t’ju mbrojtur ju dhe të gjithë qytetarët e tjerë dhe mbarë komunitetin."

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush iu përgjigj prerazi një pyetjeje të një gazetari në se është menduar mirë, që kërcënimet ndaj sigurisë të bëhen publike.

Qëndrimi ynë është të jemi transparentë sa më tepër që të jetë e mundur me qendrat për të cilat bëhet fjalë, për t’u përgjigjur me masat e nevojshme për të mbrojtur sa më mirë njerëzit. Dhe në këtë rast, kemi të bëjmë me diçka serioze, pra ne nuk do të kontaktonim autoritete të nivelit lokal, në se nuk do të kishte kërcënime reale.

Zyrtarët e zbulimit thonë se gjendja e gadishmërisë u vendos pjesërisht nga disa burime që tregojnë se disa ndërtesa të veçanta janë vëzhguar, përfshirë edhe numrin e punonjësve, trafikun e kalimtarëve dhe nivelin e tyre të sigurisë.

//ze//

XS
SM
MD
LG