Lidhje

Forcat izraelite kanë zënë pozicione në Gazën Veriore - 2004-08-04


Forcat izraelite kanë zënë pozicionet jashtë kampit palestinez të refugjatëve në Gazën Veriore, në një operacion për të cilin ushtria thotë se synon ndalimin e militantëve për të qëlluar me raketa Izraelin jugor.

Dëshmitarët thonë se ushtarët nuk u futën në kampin Jabalya me popullsi të madhe në Beit Hanoun, por morën nën kontroll disa ndërtesa aty pranë dhe kanë zënë pozicione në çatitë e tyre.

Ndërkohë, agjencia e Kombeve të Bashkuara që ndihon refugjatët palestinezë thotë se po evakuon punonjësit e saj ndërkombëtarë nga zyrat qendrore në Gaza, duke theksuar shqetësimet për sigurinë në atë zonë.

Drejtuesi i zyrës së OKB-së, Peter Hansen, tha se punonjësit e zyrës qendrore do të zhvendosen përkohësisht në kryeqytetin jordanez të Amanit. Inkursioni izraelit është pjesë e operacioneve të filluara pasi raketa të qëlluara nga Beit Hanoun goditën në afërsi të qytetit izraelit Sderot duke vrarë dy izraelitë.

//ze//

XS
SM
MD
LG